Reagon Vetëvendosje: Kur partia e krimit të akuzon për vandalizëm!

Aktuale

Reagon Vetëvendosje: Kur partia e krimit të akuzon për vandalizëm!

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:57
ilustrim

Pas deklaratave nga ana e PDK-së se "Vandalistët e Vetëvendosjes tentuan të kërcënojnë familjen e Kadri Veselit" ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje!. Në një kumunikatë të lëshuar për media ata kanë quajtur PDK-në partia r krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Reagimi i plotë

Kur partia e krimit të akuzon për vandalizëm!

Partia që udhëhiqet nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, së cilës përditë po i dalin përgjime që dëshmojnë kriminalitetin e saj, sot paska reaguar ndaj aktivistëve paqësorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 Në komunikatën e saj PDK, udhëheqësit e së cilës po e falin tokën e Kosovës, paska shprehur shqetësim për pronat private të tyre. Sikur ky subjekt të shqetësohej kështu për territorin e Republikës sonë, Kosova sot do të ishte në gjendje shumë më të mirë.

 Në fund PDK paska ftuar organet e sigurisë, të cilat janë nën kontrollin e po të njejtëve kriminelë që e udhëheqin këtë subjekt, që të shtojnë shtypjen ndaj aktivistëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.

 Lëvizja VETËVENDOSJE! i sheh këto reagime si panikë e pushtetit në prag të rënies së tij dhe mendojmë që PDK ka të drejtë të ketë panikë. Ajo po i lut qytetarët që të kenë besim në institucione pikërisht ngase e di që askush sot nuk i beson shtetit të kapur nga krimi. Shumë shpejt qytetarët do të shprehin mosbesimin e tyre në këtë qeveri përmes protestave e demonstratave masive dhe do të përfundojë periudha e qeverisjes nga krimi i organizuar.

 

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat