Abazi për Demarkacionin: As Biden nuk mund ta kuptojë se sa komplekse është kjo situatë

Aktuale

Abazi për Demarkacionin: As Biden nuk mund ta kuptojë se sa komplekse është kjo situatë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:16
Haki Abazi

Analisti Haki Abazi ka diskutuar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje për datën 1 shtator.

“Përgjimet na kanë treguar se kush janë qeveritarët. Është turp për ta, të mendojnë se dikush do t’iu marrë seriozisht pas tërë këtyre përgjimeve”.

“Patën thënë se Liberalizimi i Vizave do të bëhen në vitin 2013, ndërsa tani na doli marrëveshja për demarkacionin e Gjykatën Speciale. Në këtë vend kemi instaluar një mendësi politike, që në çfarëdo forme, mendojnë se është demokraci t’iu dredhet dora e të shantazhohen njerëzit”.

“As Bidemn, e asnjë njeri tjetër me qëllimin më të mirë të mundshëm për Kosovën, nuk e kupton çka do të thotë kur një djalë nga Drenica e një djalë nga Mitrovica, marrin vendime për Dukagjinin”, tha ai në Info Magazine/

“Ky është tmerr. S’mund të pritni nga zv.presidenti i Amerikës ta kuptojë se sa komplekse është kjo situatë”.

“Në Kosovë është instaluar dhuna politike, për t’ua ndalur zërin qytetarëve dhe përfaqësuesve të popullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat