PDK-ja pjesë e nëntokës, që mban peng shtetin?

Aktuale

PDK-ja pjesë e nëntokës, që mban peng shtetin?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 gusht 2016 Në ora: 16:47

“Dihet se një numër i udhëheqjes së PDK-së, janë pjesë e nëntokës nuk ka fije dyshimi, derisa, njerëzit që do të duhej të shkojnë në burg, siç është rasti i drejtorëve komunal të Prizrenit, që për keqpërdorime të detyrës zyrtare hiqen nga Prizreni dhe, në vend se të shkojnë në burg, siç merret vesh, do të marrin poste të reja në institucionet qendrore, pra do të avancohen”, ka thënë analisti politik  Skënder Zogaj.

PDK-ja, duket se është udhëhequr më herët  nga Hashim Thaçi vëtëm në parim, pasi në praktikë, PDK –ja ka qenë nën drejtimin e Kadri Veselit. Të paktën, sipas përgjimeve, ku Adem Grabovci, i raportonte për çdo gjë Kadri Veselit.  Ky i fundit,  vetëm pas zgjedhjes së Thaçit, President, ka marrë zyrtarisht drejtimin e PDK –së. Analistët politikë vlerësojnë, se publikimi  i aferave të fundit të udhëheqësve shtetërorë në Kosovë janë dokumentim i gjendjes mentale të kreut të shtetit, ku shihet se kapaciteti i tyre njerëzorë, intelektual kombëtarë dhe shtetërorë është nën nivel. Skënder Zogaj, analist politik ka thënë, se çështja e PDK-së,  është shumë e koklavitur, sepse çdo gjë në këtë parti është e panjohur sa duhet dhe si duhet.  “Duke qenë se kemi të bëjmë më masën e njerëzve që në rrethanat e ngatërruara të pasluftës janë shfaqur në skenën politike si "forca luftarake" me merita ë veçanta luftarake dhe që, atëherë domosdo se ata e kanë tërhequr edhe një masë të mirë të popullatës e cila, në mënyrë të natyrshme është pozicionuar në krahun e luftës”, ka thënë Zogaj. 

Sipas Skënder Zogajt, krye forcë organizative, propagandistike, por edhe fizike, dihet se qenë SHIK-u, i udhëhequr nga Kadri Veseli, prandaj, nuk ka vend për të dyshuar se, ky ka qenë njëri nga figura kryesore e PDK-së, që nga fillimi, prandaj, domosdo që roli i tij ka qenë shumë i madh edhe në kohën kur zyrtarisht PDK-në e ka udhëhequr Hashim Thaçi. “Këtë e ka dëshmuar koha dhe mënyra se si Kadri Veseli rrufeshëm është ngritur në pozitën e liderit të PDK-s, dhe të krye parlamentarit të Kosovës. Duke qenë kështu, jo vetëm Adem Grabovci, por e gjithë udhëheqja e PDK-së, domosdo që ka qenë e kontrolluar nga SHIK-u, sepse, një shërbim inteligjentë atë detyrë ka”, ka thënë Zogaj.  Sipas tij, ndërlidhja efektive dhe raporti i kushtëzuar, po vërtetohet qartë nga bisedat e përgjuara, nga të cilat pasqyrohet skëterra shtetërore e Kosovës, ku shteti është jo i kapur, por është i vrarë plotësisht, sepse, shteti nuk ekziston. “Dihet se një numër i udhëheqjes së PDK-së, janë pjesë e nëntokës nuk ka fije dyshimi, derisa, njerëzit që do të duhej të shkojnë në burg, siç është rasti i drejtorëve komunal të Prizrenit, që për keqpërdorime të detyrës zyrtare hiqen nga Prizreni dhe, në vend se të shkojnë në burg, siç merret vesh, do të marrin poste të reja në institucionet qendrore, pra do të avancohen”, ka thënë analisti politik Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat