Hasani: Nuk e di a humbë Kosova territor, por e di që Mali i Zi rritet

Aktuale

Hasani: Nuk e di a humbë Kosova territor, por e di që Mali i Zi rritet

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 00:07
Enver Hasani

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani në “Interaktiv”, ka thënë se po të ishte një aneks-hartë në Pakon e Ahtisaarit do të ishte shumë e lehtë çështja e demarkacionit.

“Neni 3 i Pakos së Ahtisaarit shkrua për kufijtë dhe aty thuhet se ‘Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001’”, ka thënë Hasani, që shtoi se Marrëveshja e Dejtonit e ka këtë të mirë, se ka hartë.

Hasani thotë se nuk e di se a ka humbur Kosova territor, po e di se Mali i Zi po rritet.

“Nuk e di a po humbim territor sepse nuk më takon me profesion, por e di se Mali i Zi po rritet”, ka thënë Hasani, që ka shtuar se metodoligjisht ka qenë gabim dhe proces jotransparent demarkacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat