Kupola e krimit të organizuar nga ministri, shoferi e truprojat

Aktuale

Kupola e krimit të organizuar nga ministri, shoferi e truprojat

Nga: Diana Bunjaku Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:28
ilustrim

Kosova ndodhet në kulmin e një krize trishtuese

“Kosova është vendi i krimit të organizuar, ku korrupsioni e nepotizmi, falsifikimi, ushtrohen institucionalisht dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë të organizuar nga shoferët dhe truprojat e deri te kabinetet më të larta shtetërore, nga rojet e pyllit e deri te kryetarët e komunave, nga nëpunësi më i vogël e deri të ministrat, që, kanë gjithçka nën kontrollin e plotë. Drejtësia bën jetën e maces, duke i kapur derdhjet anësore të sahanit korruptiv dhe duke iu dorëzuar "ligjit të xhunglës", ka thënë analisti Skënder Zogaj

Analistët politikë vlerësojnë se të gjitha këto që po ndodhin aktualisht në Kosovë, si:  nepotizmi, korrupsioni, dhe krimi,   po vijnë  si pasojë e sundimit  të anti ligjit apo të ligjit të xhunglës, të sundimit mbishtetëror, mbi ligjor dhe mbi institucional të drejtësisë nga  mafia, krimit të  organizuar dhe korrupsionit të  instaluar në institucione. Sipas tyre, Kosova është vendi i krimit të organizuar, ku korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar dhe shumë dukuri tjera negative janë duke lulëzuar.   

Skënder Zogaj analist politik ka thënë, se Kosova ndodhet në kulmin e një krize trishtuese, sepse është mbërthyer nga të gjitha të këqijat e mundshme, të cilat po ia shkakton banda kriminale e instaluar gjatë luftës së Kosovës, me ndihmën e shërbimeve inteligjente anti-kosovare dhe antishqiptare.  Ai ka thënë, se kjo përpjekje ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse, askush nuk ka mundur të besojë se, Kosova e shkallmuar nga robëria shekullore dhe e etur për liri e pavarësi, do të mund të degjeneronte kaq shumë e kaq thellë, duke shpërfillur çdo iluzion të shpresës së mirë.  “Kosova është vendi i krimit të organizuar, ku korrupsioni e nepotizmi, falsifikimi, ushtrohen institucionalisht dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë të organizuar nga shoferët dhe truprojat e deri te kabinetet me të larta shtetërore, nga rojet e pyllit e deri te kryetarët e komunave, nga nëpunësi më i vogël e deri të ministrat, që, kanë gjithçka nën kontrollin e plotë. Drejtësia bën jetën e maces, duke i kapur derdhjet anësore të sahanit korruptiv dhe duke iu dorëzuar "ligjit të xhunglës", ka thënë Zogaj.   Sipas të njëjti, kjo po ndodh aktualisht në Kosovën, në aparatin shtetëror të së cilës janë me mijëra falsifikatorë të diplomave që i kanë blerë me porosi të shefave dhe me paret e shtetit, dhe të cilat kanë zënë vendet e punës jo për shtetin dhe popullin, por për shefat. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat