Rrjeti i Grave të Kosovës përkrah protestën kundër Vuk Jeremiqit

Aktuale

Rrjeti i Grave të Kosovës përkrah protestën kundër Vuk Jeremiqit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:40
Foto arkiv

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përkrahë protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Po ashtu, RrGGK mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiçit.

 Një grup i femrave në Kosovë kanë paralajmëruar për 3 shtator një protestë kundër kandidimit të Vuk Jeremiq për sekretar të OKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat