Dukagjinasit e të gjitha partive politike protestojnë me 27 gusht

Aktuale

Dukagjinasit e të gjitha partive politike protestojnë me 27 gusht

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:54
Demarkacioni

Përfaqësues të të gjitha subjekteve politike nga qendra e qytetit të Pejës kanë bërë thirrje për protestë për të kundërshtuar ratifikimin marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ata kanë thirrur një protestë gjithpopullore me 27 gusht, e cila do të nisë nga ora 12:00 në qendër të Pejës.

“Ftojmë qytetarët e Pejës, Deçanit dhe pjesëve të tjera, për të kundërshtuar fuqishëm votimin e demarkacionit.”

“Përveç kësaj ftojmë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës që në seancën e 1 shtatorit votën e tyre ta hedhin kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Ali Lajqi.

Lajqi pohuar se protestën e thërrasin të gjitha degët e partive politike të këtij regjioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat