Qeveria ndan edhe 350 mijë dollarë për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh

Aktuale

Qeveria ndan edhe 350 mijë dollarë për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 07:11
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës i ka ndarë 350 mijë dollarë për vazhdimin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale me karakter urgjent pranë qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive në çështjen e ngritur nga kompania “ACT Axos Capital” në procesin e privatizimit të PTK-së.

Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 përqind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.

Kompania “Axos” me 4 qershor 2015 e kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (GJNA).

Qeveria në shtator të vitit të kaluar kishte ndarë 200 mijë euro për mbrojtje ligjore në këtë Gjykatë.

Ministri Blerand Stavileci, tha se për të vazhduar ky proces duhen mjete financiare në mënyrë që procedurat të përfundojnë brenda afateve kohore.

Stavileci: Jemi nën presion kohor për përfundimin e këtij procesi

“Meqenëse jemi nën  presionin kohor të këtij procesi dhe për shkak se duhet të bëhet përzgjedhja e kompanisë dhe ndarja e mjeteve në mënyrë që t’i arrijmë afatet kohore sipas tabelës së planifikuar të aktiviteteve që do të duhej t’i bënte kompania e cila na përfaqëson nevojiten mjete financiare që të ndahen në mënyrë që të realizohet ky proces në tërësi dhe pastaj ne ashtu siç i kemi pasur edhe në vendimet e kaluara dhe me një bashkërendim të aktiviteteve në mes të ministrive sidomos FF-së, MD-së dhe MZHE-së ta gjejmë formën e duhur për këto procedura”, ka thënë Stavileci.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa tha se bëhet fjalë për një shumë prej 350 mijë dollarëve dhe i ftoi anëtarët e kabinetit që ta miratojnë këtë pikë.

Mustafa: Propozoj që të miratohet fillimisht kjo pikë

“Fjala është për ndarjen e 350 mijë dollarëve të cilët do të krijonin kushte që të iniciohen pastaj edhe të zhvillohen procedurat e përzgjedhjes së kompanisë e cila na përfaqëson, sa do të kushtojë pastaj është çështje të cilën tani ne nuk mund ta caktojmë sepse varet prej ofertave që i ofrojnë. Unë kisha propozuar që ne ta aprovojmë këtë ndërkaq te pika 4 e vendimit do të thotë ta lëmë që për zbatimin e këtij vendimi obligohet Ministria e Financave dhe ministria e cila do të zhvillojë procedurat  pastaj në mbledhjen e ardhshme në qoftë se ka nevojë e kemi lënë edhe disa konsultime t’i zhvillojmë dhe ta përcaktojmë pastaj si përcaktohet me vendimin bazë do të mbetet edhe kjo”, tha Mustafa.

Qeveria në mbledhjen e së enjtes e miratoi edhe ndarjen e buxhetit prej më shumë se 1 milion eurove për trajtimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit e cila është shfaqur kohën e fundit në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se me këtë shumë përfshihet edhe vaksinimi i kafshëve.

Kuçi: Sëmundja gungore ka prekur mbi 2600 kafshë

“Çështja e sëmundjes gungore të lëkurë së gjedhit e cila është paraqitur deri më datën 19 gusht dhe janë prekur 156 ferma në 20 komuna të Republikës së Kosovës që parashihet se janë përfshirë mbi 2609 kafshë deri më tani. Këtu është paraparë që të ndahet një shumë prej 1 milion e 93 mijë euro deh ato do të jenë 393 mijë euro nga Qeveria nga mjetet e paparashikuara, 500 mijë uro alokohet nga Agjencioni Veterinar i Ushqimit dhe 200 mijë euro do të sigurohen nga mjetet buxhetore të ministrisë së Bujqësisë dhe nëse kjo e fundit do të mbetet keq po e quajmë deri në fund të vitit do të jemi të gatshëm t’ia kompensojmë këtë shumë. Mendoj që ky është një vendim i drejtë që do të bëhet me Agjencionin Veterinar të Ushqimit dhe me pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve me qëllim të vaksinimit të këtyre sëmundjeve infektive ”, tha Kuçi.

Kurse ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se me mjetet e ndara nga Qeveria do të kompensohen edhe fermerët ë cilat i kanë humbur gjedhet e tyre nga kjo sëmundje.

Krasniqi: Do të kompensohen fermerët që i humbën kafshët

“Shpreh kënaqësinë që po e miratojmë sot një vendim, i cili do të na jep mundësinë që ta trajtojmë në mënyrë efikase dhe të shpejtë sëmundjen gungore të lëkurës së gjedhit që është shfaqur së fundmi dhe ndoshta është mirë që të sqarohet edhe për opinionin e gjerë që vendimi i sotëm përfshin edhe një fond potencial për kompensimin e gjedheve të humbuar për fermerët. Pra përveç se do të bëjmë vaksinimin masiv, me këtë vendim ne parashohim një fond edhe për kompensimin e gjedheve të humbura i cili do të realizohet konform procedurave ligjore të cilat janë në fuqi dhe të cilat i realizon Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës menjëherë pas verifikimit procedurale të humbjeve të fermerëve dhe fermave të cilat janë prekur me atë sëmundje”, tha Krasniqi.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratuan disa pika të rendit të ditës si draft koncepti i dokumentit për botimin e teksteve dhe mjeteve shkollore, Lekturës Shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik.

Qeveria i jep mbi një milion për sëmundjen e gjedhave

Qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 1 milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë.

Me këtë rast do të bëhet edhe vaksinimi i të gjitha gjedheve.

Kabineti qeveritar vendosi sot që të ndajë mjetet për vazhdimin e procedurave në  përballjen e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në lidhjen me padinë që kompania AXOS ka bërë për procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.

Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 përqind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.

 Kompania “Axos” me 4 qershor 2015 e kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (GJNA)..

Në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Isa Mustafa sqaroi edhe sot lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Kujtim Shala. Mustafa tha se lirimin e ka liruar vet Shala me arsyetimin që të angazhohet më shumë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin rreth agjendës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën njoftohet për pjesëmarrjen e kryeministrit në mbledhjen e Qeverisë.     

Mbledhja do të fillojë sot në orën 10:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat