Lama merr bekimin edhe nga presidenca për ambasadore e Kosovës në Itali

Aktuale

Lama merr bekimin edhe nga presidenca për ambasadore e Kosovës në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:27
Alma Lama

Presidenca sapo ka dekretuar ambasadoren e re të Italisë në Kosovë, deputeten e LDK-së Alma Lama. Këtë e ka konfirmuar personalisht edhe Lama duke njoftuar se ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i deputetes.

Ja postimi i plotë :

Të dashur miq, dashamirës, bashkpunëtorë, votues...

Dëshiroj t’iu njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës. Ky ishte një moment mjaft emocional për mua, sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë, dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore. Është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe. Ajo cfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm. E për disa të tjerë, është bërë motiv për të më sulmuar pa zgjedhur mjete. Por pavarësisht, rrugëtimi im do të vazhdojë po me kaq idealizëm edhe në detyrën e re. Ju falenderoj thellësisht nga zemra për mbështetjen tuaj të deritanishme, e bindur se kjo mbështetje nuk do të më mungojë as në të ardhmen. Tani e tutje si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të punoj me të njejtin përkushtim që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të denjë të mundshme në shtetin mik, Italinë, që qytetarët e Kosovës që jetojnë atje, të ndihen të përkrahur dhe dinjitozë për shtetin e tyre, që marëdhëniet mes dy vendeve të avancohen, duke respektuar plotësisht punën që kanë bërë paraardhësit e mi atje.  I falenderoj përfaqesuesit e institucioneve për besimin e treguar. Me respekt Alma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat