Hyseni: Sulmi ndaj Kuvendit dhe RTK-së të papranueshme dhe të dënueshme

Aktuale

Hyseni: Sulmi ndaj Kuvendit dhe RTK-së të papranueshme dhe të dënueshme

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:33
Foto nga konferenca

Brenda këtyre muajve, në Kosovë ndodhi një sulm me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe parmbrëmë një sulm me granatë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës, por që ende nuk janë identifikuar kryerësit e këtyre veprave

Për këtë ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni në tryezën për sigurinë tha se organet e  drejtësisë duhet që të lejohen që të kryejnë punën e tyre dhe të mos pengohen.      

Ministri Hyseni është shprehur i shqetësuar rreth këtyre sulmeve.

Hyseni:  Policia do të gjejë kryesit e sulmeve

“Unë nuk do të dënoj askënd apriori nuk jam gjykatës të shpall dënim për askënd  edhe më pak të gjej fajtor unë. Policia do t’i zbulojë fajtorët të jeni të sigurt dhe ata fajtorë do të sillen para drejtësisë dhe mund t’iu them se kemi përparime  të mëdha në hetime të rasteve dhe ne do të flasim dhe do ti kualifikojmë këto raste atëherë kur do t’i kemi akterët në pranga, deri atëherë iu apeloj edhe te vetja ime edhe tek opinion publik që t’ia lëmë Policisë kohën e duhur  të domosdoshme për t’i zbuluar këto raste. Sepse Policia  po bën çmos çdo gjë që është e mundshme në pajtim me ligjin që të arrijë , të vij te rezultatet e duhura në  gjitha këto raste”, tha Hyseni.

Megjithatë ai tha se këto sulme janë të pa pranueshme.

Hyseni: Sulmet të pa pranueshme

“Patjetër që janë shqetësues , të papranueshme të dënueshme , ndëshkueshme edhe politikisht edhe ne çdo pikëpamje edhe ligjërisht sulmi në Kuvend apo sulmi në RTK,  apo çfarëdo lloj sulmi në pronën private e publike është e papranueshme dhe është shqetësuese, mirëpo Policia e Kosovës do të bëjë punën e vet dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”, tha Hyseni.

Edhe Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës tha se është  duke u punuar për të gjetur kryerësit e këtyre sulmeve.

Sijarina: Policia po trajton gjitha rastet

“Policia e Kosovës është duke i trajtu të gjitha  këto  raste edhe këto tri që i potencove , ne e kemi bo njoftimin tonë zyrtar përmes zyrës tonë për media , po për  të gjitha  risitë tjera do të informoheni me kohë edhe juve si gazetarë edhe opinionin publik. Jemi duke punuar dhe jemi në identifikim të kryerësit të këtyre veprave”, tha Sijarina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat