Tërmeti në Itali, MPJ: 5 prej të lënduarve, shqiptarë; jashtë rrezikut për jetën

Aktuale

Tërmeti në Itali, MPJ: 5 prej të lënduarve, shqiptarë; jashtë rrezikut për jetën

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:16
Pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi të mërkurën se “5 shtetas shqiptarë janë lënduar nga tërmeti në Itali, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”.

Personeli i Ambasadës Shqiptare në Romë, që gjendet në terren, bënë me dije se kanë mbërritur me helikopter në spitalin Gemelli, në Romë, 9 të plagosurit e parë nga tërmeti në Amatrice, ndër të cilët 5 janë shqiptarë.

“Të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”, konfirmon Ministria e Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat