Rrëfimi i të mbijetuarës në tërmetin e qytetit italin: Ja si ma shpëtoi jetën jastëku

Aktuale

Rrëfimi i të mbijetuarës në tërmetin e qytetit italin: Ja si ma shpëtoi jetën jastëku

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:37
Pamje nga dëmet e tërmetit në Itali

BBC sjell rrëfimin e një vajza të quajtur Maria Gianni. Ajo ka dalë e gjallë nga rrënojat e banesës së saj vetëm sepse një jastëk të cilin e vuri mbi kokë i ka shpëtuar jetën.

“Në njërën anë i gjithë muri ra, por mua nuk më goditi”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AP.

“Nga ana tjetër përsëri ra muri por prapë nuk më goditi, edhe pse kaloi fare pranë meje, shumë afër meje, dhe për fat të mirë nuk pësova gjë. Më pas ishte radha e tavanit që ra mbi kokën time, por arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, për fat të mirë”.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli.

Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.

Pasojat e tërmetit shkatërrues që thuhet se kanë lënë të paktën 38 të vdekur në Italinë qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat