Operacioni i shpëtimit, “mrekullitë” e para pas tërmetit në Itali

Aktuale

Operacioni i shpëtimit, “mrekullitë” e para pas tërmetit në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:32
Një vogëlushe 9-muajshe u nxor e gjallë nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë në rrënojat e zonës së prekur nga tërmeti në Itali. Historitë e para të mbijetesës kanë për protagonistë fëmijët.

Një vogëlushe 9-muajshe u nxor e gjallë nga rrënojat, ku kishte qëndruar për rreth 7-8 orë.

Po ashtu, dy fëmijë të moshës 4 dhe 7 vjeç kanë mbijetuar falë gjyshes së tyre, e cila i ka futur nën krevat. Ndërkohë vetë gjyshja është ende e gjallë nën rrënoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat