Hyseni: Brenda një viti asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja

Aktuale

Hyseni: Brenda një viti asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:28
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, tha se prej afro një viti nuk ka patur asnjë rast të bashkimit të qytetarëve të Kosovës me grupin militant ISIS në Siri e Irak. Hyseni tha se, megjtihatë, autoritetet në Kosovë nuk mund të jenë “komode për faktin e paraqitur”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se Kosova ka parandaluar “radikalizmin dhe ekstremizmin që çon drejt terrorizmit”.

“Tash e një vit nuk ka pasur asnjë rast të shënuar të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Por, institucionet nuk duhet te rrijne komod me këtë fakt”, tha Hyseni.

Që nga viti 2012, rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak. Aktualisht vlerësohet se në konfliktet e huaja po marrin pjesë 70 shqiptarë nga Kosova, ndërkaq rreth 50 syresh thuhet të jenë vrarë.

Në maj të 2016, një gjykatë në Kosovë e dënoi me 10 vjet burg një imam me akuzën për nxitje, përçarje dhe urrejtje midis grupeve të ndryshme fetare në vend. Së bashku me imamin u dënuan edhe 6 persona të tjerë nga një grup i të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat