Përfundon projekti “Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”

Aktuale

Përfundon projekti “Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 08:24
Ilustrimpersona

Sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit ““Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”.

Në një njoftim për media, thuhet se programi i BE-së, “Kosova e Bukur”, ka pasur për qëllim sigurimin e mundësive për punësim dhe trajnim profesional për të papunët, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

“KB e BE ka arritur me sukses qëllimin e saj të “bukuridhënies” duke përmirësuar infrastrukturën publike, përfshirë ndërtesat (arsimore, kulturore, turistike), hapësirat me gjelbërim, vendet e trashëgimisë kulturore dhe turistike, objektet e sportit dhe të rinjve. Që nga viti 2011, në kuadër të programit të BE-së Kosova e Bukur, janë zbatuar gjithsej 75 projekte. Janë shpenzuar gjithsej 8,3 milionë €, prej të cilave 7,3 milion € ishin grant i BE-së dhe 946,842.89 euro kontributi komunal”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të këtyre 75 projekteve, janë krijuar gjithsej 3,815 vende pune brenda periudhës 5 vjeçare (2011-2016), në të cilat 74% (2,828) ishin persona të papunë për një kohë të gjatë, të regjistruar në qendrat për punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.  

Në 2 vitet e fundit, Programi i BE-së Kosova e Bukur, (faza 2) ka zbatuar 29 projekte në 25 komuna në vlerë rreth 4,5 milion € (prej të cilave 3,851,000 € ose 86.5% ishin grant i BE-së dhe 597,500 € ose 13.5% kontribut i komunës).

Gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 1,437 persona të papunë për një kohë të gjatë.

Ngjarja mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat