Reagon Ambasadori i Britanisë për sulmin ndaj RTK-së

Aktuale

Reagon Ambasadori i Britanisë për sulmin ndaj RTK-së

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:22
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm që ndodhi ndaj Radio Televizionit të Kosovës, duke thënë se puna e gazetarit është jetësore për demokraci.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shumë gazetarë përballen me vdekjen në ndjekje të së vërtetës, përfshirë edhe gazetarët në Kosovë.

Lexoni statusin e tij të plotë:

“Shumë gazetarë kanë vdekur në ndjekje të së vërtetës, përfshirë është në Kosovë. Puna e tyre është jetësore për demokracinë. Çfarëdo sulmi fizik apo politik ndaj mediave është fyerje për kujtesën e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat