Ja çfarë thonë qytetarët për protestën kundër Demarkacionit

Aktuale

Ja çfarë thonë qytetarët për protestën kundër Demarkacionit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:24
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës nuk kanë mendime të njëjta rreth protestës së një shtatorit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në të njëjtën ditë që Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për protestë, është caktuar edhe seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mendimet e qytetarëve janë të ndryshme.

Disa nga ata  mendojnë se protesta nuk do të ketë kurrfarë efekti, kurse të tjerët bëjnë thirrje tek qytetarët e tjerë që gjithsesi t’ju bashkohen protestës.

Ka edhe nga ata që preferojnë të qëndrojnë neutral karshi kësaj çështjeje.

Qytetari Bekim Gashi, ka thënë se të gjithë politikanët janë të njëjtë, dhe se nuk ka ndonjë mendim të mirë për ta.

Gashi: Të gjithë janë të njëjtë

Image
Bekim Gashi

Bekim Gashi  “ me thanë të drejtën s’kam kurrfarë mendimi. A din pse?  Të gjithë  janë të njëjtë, sikur VV, PDK, LDK”, tha ai.

Ndërsa, sipas qytetarit, Halil Behluli, protesta do të ketë efekt, ndonëse ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestë.

Behluli: Protesta do të ketë efekt

Image
Halil Behluli

“Protestën e përkrahi, nuk do të dal sepse nuk kam kohë, mendoj se do te jetë efektive” tha Behluli.

Sabit Vrajolli ka shprehë shqetësim për bojkotim të protestës nga qytetarët.

Ai iu bënë thirrje qytetarëve që të dalin, sepse, sipas tij një grup i vogël protestuesish nuk është asgjë.

Vrajolli: Njerëzit nuk po dalin

Image
Sabit Vrajolli

“S’po di çka me thonë, nuk po dalin njerëzia, me keqardhje njerëzia nuk po dalin, pasi s’po dalin njerëzia, për një grup të vogël është kurrgjë… nuk e di pasi s’po dalin krejt badihava me dal.. duhet krejt me dal të mëdhenj e të vogël”,tha Vrajolli.

Qytetari tjetër, Alush Curri ka thënë se në Kosovë nuk duhet të protestohet vetëm për demarkacionin, por edhe për korrupsionin dhe përgjimet.

Ai  tha se protesta duhet të jetë pa incidente dhe jo vetëm për një ditë se përndryshe nuk do të ketë efekt.

Curri: Çështje që e preokupojnë popullin

Image
Alush Curri

“Për protestën e 1 shtatorit iu bëj apel krejtve me dal, nuk është në pyetje vetëm demarkacioni me Malin e Zi, por janë shumë çështje që e preokupojnë popullin, më së shumti është korrupsioni, janë përgjimet, e unë iu  kisha lut popullit që të del sa masivisht, jo me bo incidente e sene po në mënyrë paqësore për me largu këtë Qeveri...Do të ketë efekt, vetëm jo me një ditë, dy po le të vazhdon se në Perëndim kjo vazhdon me muaj, ndoshta me vite, derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve, përndryshe nuk ka efekt”, tha Curri.

Halil Koliqi, theksoi se problemet e Kosovës është vështirë me i zgjidhë me këtë udhëheqësi në përgjithësi, qoftë ata të pozitës apo opozitës.

Koliqi, e rikthen vëmendjen tek pasuritë e Kosovës, veçanërisht aspektin e Trepçës, duke thënë se ky është problemi më i madh që ka Kosova.

Koliqi: Trepça, problem më i madh

Image
Halil Koliqi

 “ Çka kemi me mendu na? Na s’duhet me mendu hiç,  le të mendojnë ata që janë nis.. këtu janë përzi të gjitha problemet në Kosovë, dhe është vështirë  në këto mënyra me u zgjedh problemi i Kosovës, me këta udhëheqës në përgjithësi. Për këtë arsye aspekti politik në Kosovë është ngatërruar shumë, dhe nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrën qysh po thonë këta, as në mënyrën qysh po thonë ata.. Problemi i Kosovës nuk është vetëm demarkacioni, se ky nuk është një problem kumedit çfarë, problem  më i madh i Kosovës është Trepça, pasuritë”, tha Koliqi.

Ndërkaq, Smajl Mulaj tha se protesta e 1 shtatorit duhet të jetë sa më masive.

Mulaj: Protesta duhet të jetë më masive

Image
Smajl Mulaj

“Protesta e 1 shtatorit duhet të me qenë masive, sepse nuk bon me humbë territorin e Kosovës, e  kemi la me gjak”, tha Mulaj.

Mërgimtari Shefqet Bicaj, tha se këtu ka shumë gjëra të këqija, për të cilat duhet të protestohet, pasi sipas tij, politikanët nuk janë të vetëdijshëm, për atë që janë duke bërë.

Bicaj: Kundër Qeverisë dhe  kundër Kuvendit

Image
Shefqet Bicaj,

“ Protesta e mirëseardhur është…veç duhet të protestojmë për gjithçka të keqe këtu, ka shumë të këqija, mas pari kundër Qeverisë, kundër Kuvendit, kundër parlamentarëve që nuk janë të vetëdijshëm çka janë duke bërë”, tha Bicaj.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë më 1 shtator, dy partitë e tjera opozitare, AAK e Nisma, ende nuk e dinë se çka do të bëjnë ditën kur parashihet që në Kuvendin e Kosovës të votohet demarkacioni me Malin e Z. Krejt çka dihet deri më tani për dy partitë opozitare që janë bashkuar në një koalicion, është vota kundër demarkacionit dhe mospjesëmarrja në protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat