RTK’ja u sulmua me granatë dore

Aktuale

RTK’ja u sulmua me granatë dore

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 23:54
RTK

(E plotësuar) - Radio Televizioni i Kosovës, bazuar në raportet e njësisë së deminimit që ende po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, sonte është sulmuar me granatë dore.

RTK sulmohet me mjet shpërthyes

Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes në natën e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i transmetuesit publik, Gëzim Bimbashi, i cili edhe ka publikuar pamje nga incidenti në llogarinë e tij në Facebook.

Minuta më herët, RTK raportoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek objekti i saj rreth orës 22, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.

* * * *

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22, saktësish tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.

Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK, që janë tronditur nga shpërthemi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.

Stafi i RTK është duke pritur versionin zyrtarë të Policisë për të dalë me version zyrtarë rreth këtij shpërthim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat