Krasniqi deputetëve: Demarkacioni është interes i shefave tuaj, mos e votoni

Aktuale

Krasniqi deputetëve: Demarkacioni është interes i shefave tuaj, mos e votoni

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 18:03
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të ngiten mbi interesat e shefave të tyre dhe ta mbrojnë interesin e shtetit. Për këtë, ai i lutë deputetët që të mos e votojnë Demarkacionin me 1 Shtator.

“Me Kushtetutën e Kosovës, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë diktati a presioni, veç bindjes dhe vullnetit të tij. Çdo presion mbi deputetët, është veprim antiligjor dhe antikushtetues. Deputetët me asnjë akt ligjor, nuk janë të obliguar që të vihen ekskluzivisht në mbrojtje të interesave të shefave partiak. Ndërsa, të gjitha aktet juridike dhe Betimi i deputetit i obligon ata që të vihen mbi çdo interes individual a grupor dhe në mbrojtje të interesit shtetëror”, shkruan në facebook Jakup Krasniqi i NISMA’s. 

“Kështu që, Kryetari (presidenti) dhe Kryeministri duhet të heqin dorë nga çdo formë e diktatit, presionit apo e joshjes me para dhe pozita për t’i detyruar deputetët që ta votojnë demarkacionin, i cili po mbrohet nga të apostrofuarit për t’i mbrojtur interesat e tyre personale. Ndërkaq, që të gjithë janë aty për t’i mbrojtur interesat e shtetit”, thotë ai.

“Deputetë e keni rastin, tregoni integritetin tuaj! Momenti është tani”, përfundon Krasniqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat