Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Aktuale

Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:02
Visar Ymeri, Albin Kurti, Dardan Molliqaj

Disa nga krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar nënshtetësinë e Shqipërisë, duke u pajisur me pasaporta të shtetit shqiptarë.

Lajmi është publikuar në disa media, por është nga akterë të Vetëvendosjes, të cilët kanë përgëzuar kolegët e Lëvizjes në llogaritë e tyre në Facebook, sic ka bërë, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat