“Mali i Zi në NATO, fitore historike e shqiptarëve”

Aktuale

“Mali i Zi në NATO, fitore historike e shqiptarëve”

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 00:06
ilustrim

Kosova ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, por kjo nuk vlen edhe për shtetin fqinjë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në Vjenë, në prani të ministrit të jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz.

Banorët e fshatit Llukë e Epërme të Deçanit dhe përfaqësuesit e fshatrave të tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, të mërkurën janë ndaluar nga Policia malazeze për të shkuar në ato që ata i quajnë pronat e tyre te Kulla e Zhlebit.

Incidenti ndodhi para se të merret vendimi i Kryesisë së Kuvendit për seancën e votimit për demarkacionin.

Analistët thonë se banorët e asaj fillimisht është dashur të takohen me policët e Kosovës, me qëllim që ky të mos bëhet problem ndërkombëtar.

“Kosova duhet të bëjë gjithçka, që problemet e brendshme politike të mos marrin karakter ndërkombëtar”, thotë Avni Mazreku. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është fitore historike e shqiptarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat