Pacolli shëtit bregdetin e Shqipërisë me jaht superluksoz

Aktuale

Pacolli shëtit bregdetin e Shqipërisë me jaht superluksoz

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:08
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për t'i kaluar pushimet e tij.

Politikani dhe milioneri i njohur kosovar madje ka vendosur ta marrë me vete 'hotelin lundrues' të tij gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ish-presidenti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës aktualisht ka ankoruar jahtin e tij superluksoz në qytetin e Orikumit, në rrethin e Vlorës.

"Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri", ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat