Polici "kasap" i mërgimtarëve

Aktuale

Polici "kasap" i mërgimtarëve

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 21:12
ilustrim

Një mërgimtar i shqetësuar ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, ku shpreh zhgënjimin për sjelljen e disa policëve ndaj gurbetçarëve. Më poshtë po u sjellim letrën e plotë pa redaktuar të mërgimtarit.

Pjestari i policisë së Kosoves në Gjakovë ( s.m.) i sektorit për trafik, z. P.L.ishte "kasapi" i mërgimtarëve gjatë kësaj vere ( pushimi ). Ai nuk kishte asnjë "mëshirë" për mërgimtarët që kishin ardhur të pushojnë, vizitojnë dhe të ç'mallen me familjaret e besa edhe miqët e tyre në vëndlindje... Polici P.L. para ca kohe ishte suspenduar nga puna (sipas disa burimeve jo zyrtare) dhe pas rikthimit në vendin e punes i shoqëruar nga një koleg i tij me makinë policie "Golf" gjatë ditës e deri në orët e vona ngiste makinenen e tij në të gjitha rrugët e qytetit, jo për të siguruar trafikun dhe qytetarin, por për të denoncuar kryesisht mërgimtaret për ndalje ndalje-parkim , dhe parkim në skajet e rrugëve të qytetit,bile edhe aty ku nuk kishte shënja për ndalim ndaleje dhe parkimi apo parkimi të automjeteve.Ai , me të vërejtur një veturë (automjet) me targa të huaja të ishte ndalur, përkohësisht i parkuar në skaje rrugësh apo tretuaret ( edhe pse kishte hapsirë të mjaftueshme lëvizeje), pa asnjë paralajmërim,vërejtje etj. thërriste kompaninë kontraktuese për tërheqje apo bartje të automjeteve që, ti menjanoj automjetet e bashkatdhetareve edhe në raste ku nuk kishte shënjë trafiku pë ndalim dhe parkim të automjeteve. Mua, më ndodhi të isha "viktimë" e rastit, kur në rrugën afër lokalit të quajtur "Bulevardi" në Gjakovë, ndalova makinen time për të kryer një sherbim familjar( më pak se 10 min.)derisa po ipja rroba për padzrim kimik në lokalin adekuat pran të cilit nuk ishte e mundur të ndalej apo parkohej... Me tu kthyer te makina takova mjetin policor dhe dy polic që, ishin ndalur pas makines time dhe fillimisht i përshëndeta me: " Përshendetje zotritë e nderuar, jam ndalur gabim?"/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat