Shpend Ahmeti në heshtje, s’flet askush në VV për punësimin e 250 personave

Aktuale

Shpend Ahmeti në heshtje, s’flet askush në VV për punësimin e 250 personave

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:29
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ende s’e ka thënë asnjë fjalë për punësimin e mbi 250 personave të Komunën e Prishtinën. Këto persona janë punësuar pa konkurs. Në heshtje janë edhe militantët e Vetëvendosjes, një pjesë e të cilave janë rehatuar me vende pune. S’po flasin as deputetët dhe udhëheqësit e Partisë së themeluar nga Albin Kurti.

I shkolluar në Harvard, Shpend Ahmeti kishte dhënë shenja se me ardhjen në pushtet në Prishtinë do të marrë fund keqqeverisja e instaluar nga udhëheqja e LDK’së.

Mirëpo, rezultatet, tri vjet pasi ndodhi dika e tillë po dalin dëshpëruese.

Kryetari i Prishtinës e ka përdorë autoritetin e tij për t’i punësuar pa konkurs rreth 250 militantë të Vetëvendosjes. Nuk dihet nëse këta janë punësuar me vullnetin e Kryetarit apo janë imponuar që të gjitha nga udhëheqja partiake.

Askush prej zyrtarëve të Prishtinës përfshirë udhëheqjen, Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun, s’e kanë thënë asnjë fjalë për këto punësime.

S’ka folur as Shefi partiak i Ahmetit, Visar Ymeri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat