“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi duhet të luftohet deri në gjunjëzim”

Aktuale

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi duhet të luftohet deri në gjunjëzim”

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 20 gusht 2016 Në ora: 17:09
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit.

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka shkruar Ymeri.

Sipas tij, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë, shkruan Bota sot.

“Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”, shkruan lideri i Vetvendosjes.

Sipas Ymerit, kjo klikë e tyre duhet të luftohet deri në gjunjëzimin e plotë të tyre.

“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, përfundon lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat