Sot betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Aktuale

Sot betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 07:32
Foto arkiv

35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht sot para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Darlene Grant.

Korpusi i Paqes është agjenci qeveritar i pavarur dhe nuk ka agjendë politike apo religjioze. Korpusi i Paqes dërgon vullnetarë në shtetet e ndryshme në mbarë botën, që kërkojnë përkrahje.

Vullnetarët punojnë në fusha specifike duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor dhe fushat tjera. Aktualisht diku rreth 7,000 vullnetarë shërbejnë në 65 shtete rreth globit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat