Mustafa: Është fatale për Kosovën mos votimi i Demarkacionit

Aktuale

Mustafa: Është fatale për Kosovën mos votimi i Demarkacionit

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 20:52
Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa

(E plotesuar) Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa , thotë se beson fuqishëm se çështja e shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi do të kalojë në Kuvend, në të kundërtën siç tha ai, të gjithë ata deputetë që nuk e votojnë këtë marrëveshje, e çojnë vendin në dështim.

Mustafa: Deputetët e LDK-së të cilët nuk votojnë Demarkacionin, nuk përfaqësojnë interesat e partisë

Kryeministri Isa Mustafa duke folur për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të implementohet në Kuvend.

Ai është shprehur i bindur se deputetët e pozitës do të votojnë pro këtij versioni të marrëveshjes, duke thënë se qëndrimi i Këshillit të Përgjithshëm të  LDK-së dhe kryesisë së kësaj partie është se duhet të përkrahet në përplotëri.

Por Mustafa  ka thënë se ata deputetë që vijnë nga partia që ai udhëheqë, në rast të votimit kundër, nuk përfaqësojnë interesat e LDK-së, dhe se me ta do të merren organet e LDK-së më pas.

“Ata që janë kundër, nuk përfaqësojnë qëndrimet e LDK-së, çfarë bën pastaj LDK-ja më pas, është çështje e organeve të LDK-së”, tha Mustafa.

Mustafa: Biden ishte i drejtpërdrejtë, kërkoi ta ratifikojmë demarkacionin

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në ka folur rreth takimit që kishte me zv/presidentin e SHBA-së, Joi Biden.

Ky i fundit, sipas Mustafës, ka kërkuar që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi, lidhur me vijën kufitare.

“Ai më tha, unë jam shumë i drejtpërdrejt. Qëndrimi i tij, i cili  është edhe i Barak Obamas ishte shumë i qartë, që duhet të ratifikohej marrëveshja”, ka thënë ai.

Mustafa poashtu ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur një detaj interesat, se në delegacioni e Kosovës gjithmonë është i pranishëm edhe një përfaqësues i DASH-it.

“Kërkojë të vazhdohet dialogu me Serbinë me ndërmjetimin e BE-së. Por, mund të nënvizoj se asnjëherë s’kemi qenë pa pjesëmarrjen edhe të SHBA-së. Gjithmonë kemi pas njerëz të Deparamentit të Shtetit në Bruksel. SHBA-ja e ka përkrahur dialogun në mënyrë aktive dhe na thanë se duhet të implementohen Marrëveshjet edhe nga ana e Serbisë. Por, është obligimi edhe i yni që të formohet Asoaciaioni i Komunave me Shumicë serbe”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat