Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Aktuale

Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 15:24
Pamje nga konferenca

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni sot ka qëndruar në qytetin e Ferizajt ku është takuar me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Hyseni në Ferizaj potencoi problemin e përdorimit të drogës, e cila sipas tij përdorues janë kryesisht fëmijët.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, tha ministri Hyseni.

Hyseni tha se se qëllimi i këtyre takimeve me këto forume po bëhet në mënyrë që të ndërmerret një  fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve,  sidomos të fëmijëve.

“Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bënë Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen”, tha ministri Hyseni.

Edhe në Ferizaj Hyseni përmendi faktin se qe  11 muaj nuk janë  regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve në vatra të krizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat