Thaçi thirrje deputetëve: Votoni marrëveshjet, dëgjoni ShBA-të

Aktuale

Thaçi thirrje deputetëve: Votoni marrëveshjet, dëgjoni ShBA-të

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 19:58
Hashim Thaçi

Një ditë pas vizitës së nënpresidentit amerikanë Joe Biden në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një paraqitje publike i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje për implementimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe atë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Thaçi ka thënë se marrëveshja për Demarkacionit duhet të ratifikohet  për siç tha ai të sigurojmë të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, dhe se çdo vonesë e implementimit të kësaj marrëveshje sipas tij, minon të ardhmen evropiane Kosovës, dhe vonon themelimin e Forcave të Armatosura.

“Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës… I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO” ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja për Demarkacionit duhet të votohet në mënyrë që sipas tij, Kosova duhet të dëgjojë amerikanët dhe duhet të tregojë se nuk ka pretendime ndaj territoreve të asnjë shteti tjetër.

“Nga e kaluara të nxjerrim besime, që cilave shtete të ju besojmë. I kemi dëgjuar amerikanët në Rambuje, ishte vendim i vështirë por i drejtë… njëjtë ndodhi edhe me Pakon e Ahtisaarit.  Ditën kur do të votohet për Demarkacion, ta dini se kemi përgjegjësi të madhe historike, do ta keni një dorë që ta tregoni se Kosova është shtet paqedashës që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe se nuk ka pretendime ndaj asnjë shteti. Votoni që ta ri konfirmoni partneritetin gjeostrategjik dhe partneritetin me SHBA-të. nMos e sakrifikoni veten tuaj për interes të politikave ditore, keqpërdorimi i kësaj është kauzë e rrejshme dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër të tokës sonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se implementimi i marrëveshjes së Demarkacionit dhe asaj të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të bëhet, në mënyrë që Kosova të sigurojë të ardhmen e saj evropiane.

“Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Thaçi”, ka thënë Thaçi.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve “ Të mos e sakrifikojnë veten e tyre”  për interes të politikave ditore duke thënë se keqpërdorimi i kësaj është kauzë e rrejshme dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër të tokës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat