Aksidentohet ekspertja kroate Ana Mrak, ishte nisur për të ardhur në tryezën në Kosovë

Aktuale

Aksidentohet ekspertja kroate Ana Mrak, ishte nisur për të ardhur në tryezën në Kosovë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:22
Ana Mrak

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka anuluar tryezën ku do të diskutohej për mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të eksportit, në kuadër të sektorit të produkteve të ndërtimit, për shkak të aksidentit të ekspertes kroate, Ana Mrak.

Ana Mrak nga Kroacia, do të merrte pjesë në tryezë dhe do të bënte prezantimin kryesor për kërkesat e tregut të BE-së për produktet e ndërtimit.

Në këtë tyrezë ishte paraparë të prezantohen mundësitë e mbështetjes për bizneset vendore dhe kërkesat e tregut të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat