Biden s’ia ndërron mendjen opozitës për Asociacionin e Demarkacionin

Aktuale

Biden s’ia ndërron mendjen opozitës për Asociacionin e Demarkacionin

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 22:09
Opozita

Zëvendëspresidenti Joe Biden, gjate vizitës së tij në Kosovë, përmendi marrëveshjen me Malin e Zi, njëkohësisht foli edhe për ujdinë me fqinjët serb, për asociacionin e komunave serbe.

Amerikani këshilloi që të dy këto marrëveshje duhet respektuar.

Pavarësisht kësaj partia më e madhe opozitare nuk ndërron qëndrim, përderisa drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se janë për demarkacion e Asociacion, mirëpo jo në këtë formë.

Njëjtë mendon edhe deputeti që vjen nga koalicioni AAK – Nisma, Zafir Berisha.

Madje shprehet i bindur se ky version i demarkacionit edhe më një shtator nuk do të kalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat