Mediat serbe: Pse Bideni nuk e nderoi flamurin serb e të Kosovës po?

Aktuale

Mediat serbe: Pse Bideni nuk e nderoi flamurin serb e të Kosovës po?

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 20:19
Biden Kosovë

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale dhe parakalimin para Gardës Kombëtare, nuk kishte parë fare flamurin serb. Ky “veprim” ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq para Gardës, të ndalet para flamurit serb dhe ta përkul kokën.

Në rastin e Bidenit, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndalur për ta respektuar këtë flamur, transmeton lajmi.

Në disa tituj të mediave serbe është shkruar se si Biden gjatë vizitës në Kosovë e ka bërë të kundërtën, pra se e ka nderuar flamurin e Kosovës, duke e vënë dorën në zemër. Por, në Aeroportin e Prishtinës, Garda ceremoniale FSK-së, mbante dy flamujt, atë të Kosovës dhe ShBA-së, gjë që nuk ka ndodhur në Serbi ku ndodhej vetëm flamuri serb. Në sqarimet e protokollit për pritje të presidentëve të huaj në SHBA, thuhet se kur një lider i një shteti tjetër viziton Shtëpinë e Bardhë, aty vendosen edhe flamujt e dy shteteve – atij nikoqir edhe të shtetit mysafir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat