Mustafa, Biden: Djali juaj e meriton të jetë engjëll mbrojtës i shtetasve të Kosovës

Aktuale

Mustafa, Biden: Djali juaj e meriton të jetë engjëll mbrojtës i shtetasve të Kosovës

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 15:06
Isa Mustafa, Joe Biden

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fjalimin e ti në përurimin e rrugës “Beau Biden”, ka thënë se djali i ndjerë i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, tani pas emërtimit të rrugës që lidh Ferizajn me Gjilanin me emrin e tij, do të mbetet i Kosovës.

“Jam i nderuar që i drejtohem nga kjo pjesë e rrugës “Beau Biden”, që lidh dy qytetet e mëdha të Kosovës. Beau juaj i dashur në këtë mënyrë bëhet i Kosovës”.

“Beau e meriton të jetë engjëll mbrojtës i kosovarëve, për shkak të historisë dhe jetës së tij. Dhe për shkak se emri Beau dhe mbiemri Biden, mishëroi kuptimin e mikut të çdo kosovari”.

Mustafa, ka thënë se i pëlqen shumë forca e familjes Biden për tu ngritur sërisht në këmbë pas vdekjes së djalit të tyre, vitin e kaluar pasi humbi betejën me kancerin.

“Miku im Joe, më lejoni tu drejtohem me emër e më fal që të trazoj ndenjat, Beau nuk mund të ishte ndryshe vetëm se një djalë i ndjerë. E admirojë forcën e juaj për tu ngritur mbi dhimbjen”.

I pari i qeverisë kosovare, u shpreh se Kosova e SHBA-të janë partnere, pasi që kanë të njëjtat vlera.

“Partneriteti mes dy vendeve tona është natyral, ne ndajmë vlera të përbashkëta. SHBA-të kanë shpëtuar Kosovën, kanë mbështetur dhe po e mbështetin shtetndërtimin e saj. Ne e ndjejmë si falënderim për ju është që ta bëjmë Kosovën shtet të denjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat