Biden: Mbesa më pyeti a është e fortë Majlinda, i thash se është shumë e fuqishme

Aktuale

Biden: Mbesa më pyeti a është e fortë Majlinda, i thash se është shumë e fuqishme

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:37
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe Majlinda Kelmendi

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur për suksesin e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” duke fituar medaljen e artë në xhudo.

Ai ka shprehur qëndrimin që sukseset e sportistëve kanë bërë që bota të njeh për të mirë shtetin e Kosovës dhe shembull për këtë ka përmendur Majlinda Kelmendin.

“Jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Jeni duke bërë gara nën flamurin tuaj. Majlinda është shumë e fortë sepse gjithë atë medalje të artë me atë peshë. Mbesa ime më pyeti për çfarë e fitoi, unë i thash xhudo, ndërsa mbesa ime u përgjigj me siguri është shumë e fuqishme”, ka thënë Biden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat