Mustafa: Me Biden kishim takim shumë të frytshëm bilateral

Aktuale

Mustafa: Me Biden kishim takim shumë të frytshëm bilateral

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:20
Joe Biden me kryeministrin Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në takim zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Mustafa tha se ata bashkë patën një takim shumë të frytshëm bilateral.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në llogarinë e tij në Facebook.

Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Image
Kryeministri Isa Mustafa në takim zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat