Reuters për vizitën e Biden Kosovë, vendi ku amerikanët shihen si shpëtimtarë

Aktuale

Reuters për vizitën e Biden Kosovë, vendi ku amerikanët shihen si shpëtimtarë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:54
Joe Biden

Reuters shkruan se si në një rrugë të bllokuar në Kosovë, janë ndryshuar të gjitha sinjalet e qarkullimit përpara vizitës së zv/presidentit Joe Biden dhe rruga 35-km në juglindje të vendit të vogël ballkanik është riemëruar me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

Emërtimi i rrugëve me emrat e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është kthyer si një traditë në këtë vend.

Popullata e këtij shteti me shumicë shqiptare SHBA-të i konsiderojnë si shpëtimtarë, që nga fushatat e NATO-s në vitin 1999 ndaj ushtrisë serbe.

Djali i zyrtarit të lartë amerikan, Beau Biden, ka punuar në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99, duke ndihmuar prokurorët lokalë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ai vdiq tragjikisht në vitin 2015 nga kanceri dhe ishte evtëm 46-vjeçar.

Reuters përmend gjithashtu se në Prishtinë ka disa rrugë të tjera të emëruara më emrat e ish-Presidentëve të SHBA-së si Bill Clinton dhe George W. Bush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat