Fluks në Morinë, vetëm sot kanë hyrë 25 mijë persona në Shqipëri

Aktuale

Fluks në Morinë, vetëm sot kanë hyrë 25 mijë persona në Shqipëri

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 11:21
Morinë

Pushuesit nga Kosova vazhdojnë të kenë preferencë të parë bregdetin shqiptar. Kjo duket nga numri i lartë i personave të cilët kanë hyrë në vendin tonë nga dogana e Morinës.

Rreth 25 mijë persona kanë hyrë sot përmes Pikës së Kalimit Kufitarë të Morinës në Kukës, për të 15-ditëshin e fundit të sezonit veror në plazhet e Shqipërisë. Ndërkohë fluksi ka nisur që prej orës 03:00 të mëngjesit dhe vijon ende.

Sportelet në pikat doganore po punojnë me ritme të larta për të shmangur oraret e zgjatura të fluksit.

Një trafik të rënduar ka pasur edhe në rrugën Morinë-Tuneli i Kalimashit. Për mbarëvajtje të trafikut në rrugë ka edhe 4 patrulla të Policisë Rrugore.

Pika kufitare e Morinës ka pasur gjatë sezonit turistik një fluks të lartë pushuesish. Shifrat jo zyrtare flasin për mbi 1 milion shtetas që kanë hyrë në Shqipëri në dy muajt e verës dhe në 15-ditëshin e parë të gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat