AP: Zëvendëspresidenti Biden në vizitë lamtumirëse në Ballkan

Aktuale

AP: Zëvendëspresidenti Biden në vizitë lamtumirëse në Ballkan

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 18:34
Joe Biden

Joe Biden do të qëndroj në Serbi dhe Kosovë këtë javë në vizitën e tij finale si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Biden ka luajtur rol të rëndësishëm në përfundimin e luftërave jugosllave në vitet e 90-ta, raporton agjencia AP.

Pritet që nesër në Beograd ai do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq, që dikur ishin anëtarë të qeverisë së Serbisë, gjatë goditjes së përgjakshme kundër shqiptarëve në vitin 1999.

Kjo vizitë thekson dëshirën e qeverisë amerikane për ta mbajtur ndikimin në Ballkan, derisa Moska punon për ta mbajtur Serbinë – që është njëra nga aleatet e fundit ish-komuniste e Rusisë në rajon.

Nesër në mbrëmje zoti Biden arrinë në Prishtinë dhe pritet që ai do të kërkoj nga liderët e Kosovës ta implementojnë marrëveshjen e sponzorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kosova është vend me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por në mënyrë të fuqishme proamerikane, raporton AP.

Në Kosovë, zoti Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.

Beau Biden në vitin 2001 ka shërbyer si këshilltar i brendshëm juridik në Kosovën e pasluftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat