Shtetasit e Kosovës për Reuters: Bidenit i kemi borxh

Aktuale

Shtetasit e Kosovës për Reuters: Bidenit i kemi borxh

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:33
Joe Biden

Në një rrugë mjaftë të ngarkuar në Kosovë, janë vendosur shenja para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, rrugë kjo 35 kilometra në juglindje të vendit më të vogël ballkanik, do të emërohet në emër të djalit të ndjerë të Joe Biden, Beau

Emërtimi i rrugëve në emrat e zyrtarëve të SHBA’së, tanimë po bëhet traditë në Kosovë, popullsia e vendit është kryesisht me shqiptarë, të cilët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shpëtimtar që nga viti 1999, atëherë kur sulmet ajrore të NATO’s çliruan vendin nga trupat serbe.

Beau Biden ka punuar në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99, duke ndihmuar prokurorët lokalë dhe gjyqtarët në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ish Prokurori i Përgjithshëm, Beau Biden vdiq në vitin 2015 nga kanceri. Ai ishte 46 vjeç.

"Po të mos ishte ndihma e Amerikës, të gjithë shqiptarët do të ishin të dëbuar, askush nuk do të kishte mbetur këtu”, ka thënë 54 vjeçari Naser Sojeva nga fshati Sojevë, aty ku Biden dhe gruaja e tij Jill do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës në emër të djalit të tyre, Beau Biden.

"Nëse takohem me Biden të mërkurën, unë do t’i them atij: “Ju faleminderit për atë që keni bërë për ne”, thotë Sojeva, i cili ka punuar për 12 vite si një kontraktor civil në një bazë ushtarake amerikane, e që tani ka një dyqan ku jep me qira suvenire dhe flamuj amerikanë. “Ne i detyrohemi atyre aq shumë”.

Ekzistojnë edhe rrugë të tilla në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, që u emëruan në emër të ish presidentit amerikan Bill Clinton, George W. Bush, politikanë dhe gjeneralë ushtarak amerikanë, në një vend me 1.8 milionë banorë.

Shtetet e Bashkuara ende mbajnë disa qindra trupa ushtarake në vitet e fundit pas luftës në vend. Shumë njerëz, kryesisht myslimanë, me shumicë dërrmuese laike, vendi i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, prania e trupave amerikanë shihet si e rëndësishme në ruajtjen e paqes në vend.

"Ne ende kemi nevojë për mbështetjen e SHBA’së. Ne jemi këtu ku jemi tani në sajë të ndihmës së miqve tanë dhe kemi nevojë për ndihmën e tyre për të shkuar më tej", ka thënë punëtori 37 vjeçar i qeverisë, Bejt Bejta.

Mirëpo, pritja e Biden në Beograd kësaj radhe do të jetë më e ftohtë, e kjo për shkak të pakënaqësisë kur NATO kishte bombarduar qytetin në vitin 1999 dhe kishte granatuar ish ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd iu vu flaka, ku si pasojë vdiq një person.

Biden gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do të shtyjë vendet të bëjnë më shumë për normalizimin e raporteve në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, kusht ky që Serbisë i duhet që të pranohet si shtet anëtar në Bashkimin Europian.

Mirëpo, partia ultra nacionaliste në Beograd, ka bërë thirrje për protestë në rrjetet sociale që qytetarët të dalin kundër vizitës së Joe Biden. Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe në Kosovë. "Aleanca e Atlantikut të Veriut e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shpëtoi Kosovën nga eksodi, zhdukja dhe shkatërrimi", ka shkruar në Facebook të shtunën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat