FSK -ja, rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb

Aktuale

FSK -ja, rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:51
Pamje nga konferenca

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) tanimë ka rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb që jeton në Republikën e Kosovës si dhe ruan shkallën e besueshmërisë tek qytetarët si një ndër institucionet më të besueshme në vend.

Kjo u bë e ditur sot, në promovimin e numrit të katërt të vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave(KIPRED) e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, kryesisht të fushës së sigurisë.

 Sipas raportit të promovuar sot, Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket besueshmërisë sipas etnisë; besimin më të lartë në FSK e kanë shqiptarët, por vlen të përmendet këtu se krahasuar me shkurtin e vitit 2016, besueshmëria e komunitetit serb për Ministrinë e  FSK-së  dhe për FSK-në është rritur në shkallën prej 0.5 përqind për Ministrinë, përkatësisht 0.3 për qind për FSK-në.

Rezultatet e hulumtimit të këtij raporti përfshijnë një periudhë kohore prej tre muajve, pra 15 mars-15 korrik 2016, dhe siç u tha gjatë promovimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, fokusi kryesor ka qenë në dy tema kyçe, sipas KIPRED-it; çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat