Veseli: Hasan Prishtina, model për gjeneratat që luftuan për lirinë e Kosovës

Aktuale

Veseli: Hasan Prishtina, model për gjeneratat që luftuan për lirinë e Kosovës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 12:22
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar luftëtarin Hasan Prishtina, në 83 vjetorin e rënies së tij.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se diplomati Prishtina u shndërrua në model pë rata që punuan për lirinë e Kosovës.

“Sot, në 83 vjetorin e rënies, kujtojmë luftëtarin dhe diplomatin e madh të çështjes sonë kombëtare, Hasan Prishtinën. Me veprën e tij jetësore, ai u shndërrua në model të atdhetarisë për të gjitha gjeneratat që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat