Reagon Çitaku: Nuk e punësova askënd sa isha ministre

Aktuale

Reagon Çitaku: Nuk e punësova askënd sa isha ministre

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 07:23
Vlora Çitaku

Ish- ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj publikimit të përgjimeve ku pjesë e tyre është vetë ajo.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë nga personat që është përmendur në bisedë nuk është punësuar në ministrinë të cilën e ka drejtuar.

Postimi i plotë:

E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prap, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, asnje person, e as Fidani I apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat