Berisha: Kryeministri po e zhbën Kosovën përditë

Aktuale

Berisha: Kryeministri po e zhbën Kosovën përditë

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 18:31
Isa Mustafa

Zyrtari i AAK’së, Anton Berisha i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, i cili tha se duhet të dëgjohet Amerika për shkak se e ka ruajtur Kosovën nga zhbërja.

Por, Berisha ka thënë se ai që po e zhbën Kosovën është Shefi i Qeverisë aktuale.

Madje, ky udhëheqës i AAK’së ka thënë se Isa Mustafa po tenton të marrë edhe rolin e Presidentit të SHBA’së kur po flet në emër të Amerikës.

“Tash, ky a po flete ne emer te Amerikes si president i saj apo ne emer te qytetareve te vet? Sa per zhberjen e Kosoves, ky eshte duke e bere perdite dhe pa fije turpi thirret se zhberja eshte kerkese e Amerikes. Shkolle e demagogjise lindore”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kryeministri Isa Mustafa e ka shfrytëzuar vizitën e Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për t’iu thënë zyrtarëve të LDK’së se duhet dëgjuar SHBA’në. Ka thënë se amerikanët kanë shpëtuar Kosovën nga zhbërja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat