Të rinjtë në Kosovë shënojnë ditën ndërkombëtare të tyre

Aktuale

Të rinjtë në Kosovë shënojnë ditën ndërkombëtare të tyre

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 11:37
Pamje nga aktiviteti

?Me rastin e 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i komunës së Prishtinës organizoi një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Rini, në Komunë të Prishtinës, Besart Vllahinja theksoi se qëllimi i këtij organizimi është edhe mundësia e shprehjes së talentit nga të rinjtë.

Sipas tij, performanca e klubit me lojën ‘Parkour Shoë’ është një aktivitet që është mbështetur nga Komuna e Prishtinës për ditën e sotme.

Këtë aktivitet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë po e mbështet edhe Ministria e Kulturës.

Sipas përfaqësuesve të kësaj ministrie, kjo ditë ka rëndësi të madhe për mbarë rininë e botës, po ashtu edhe për rininë kosovare.

Të rinjtë kosovarë janë të prirur për talente të ndryshme, e po ashtu edhe për Parkour shoë.

Gjatë kësaj dite do të ketë edhe aktivitete të tjera në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat