Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme viziton Kosovën

Aktuale

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme viziton Kosovën

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 07:42
Foto arkiv, Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitoj Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se zoti Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat