Miratohet projektligji për ratifikimin e demarkacionit

Aktuale

Miratohet projektligji për ratifikimin e demarkacionit

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 12:07
Komisioni

Komisioni për Punë të Jashmte i Kuvendit të Kosovës, edhe përkundër gazit lotsjellës që u hodh brenda në sallë, ka arritur të votojë projektligjin për Demarkacionin.

Projektligji u votua dhe u procedua për në Kuvend, ka njoftuar kështu kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Ai tha se edhe përkundër situatës së krijuar nga gazi lotsjellës ne e votuam projektligjin dhe si i tillë ka kaluar në procedurat tutje.

Gazin lotsjellës në sallën ku po mbahej mbledhja e ka lëshuar deputeti i VV-së, Driton Çaushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat