Erdogan përshendet Vladimirin: I shtrenjti Putini im

Aktuale

Erdogan përshendet Vladimirin: I shtrenjti Putini im

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 gusht 2016 Në ora: 09:45
Erdogan dhe Putin

Presidenti turk ka bërë me dije se ka qenë tradhtuar nga Perëndimi, gjeneralët amerikan dhe CIA. Udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit pas Grushtit të shtetit e ka bërë në Kremlin. A do thotë kjo dobësim i NATOs?

Pas nëntorit 2015 marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë ishin në kohët më të vështira, pasi pilotët turq rrëzuan avionin rus me pasojë vdekjen e njërit pilot. Prej atëherë dy vendet akuzuan njëra-tjetrën për mbështetjen e terrorizmit. “Familja e Erdoganit është e lidhur me shitblerjen e naftës së terroristëve të ISIS,” shkruante pak kohë më parë Kremlini, ndërsa të njëjtën akuzë e kryente edhe Turqia ndaj Rusisë për mbështetjen e “kryekasapit të Lindjes së Mesme, Assad” dhe "bashkëpunëtore e vrasjeve të civilëve në Siri".

Megjithatë tema ka ndryshuar. Ajo që Rexhep Taip Erdogan i është bërë zakon të flasë kundër Vjenës, Berlinit dhe Uashingtonit, sot gjen fjalë miqësore ndaj Moskës, shkruan Der Spiegel. Ai e ka quajtur Vladimirin, “shoku im i shtrenjtë Putin.”

Sot takohen dy presidentët të akuzuar nga perëndimi për autokratë, jo për të akuzuar njëri-tjetrin dhe për të kujtuar fjalimet e tyre para pak kohësh, por për të thelluar bashkëpunimin ekonomik. Mes tyre edhe projektin galopant “Turkish Stream”, për dërgimin e gazit rus përmes Turqisë në Evropë, që do i bënte konkurrencë gazsjellësit Trans Adriatik. Kjo e fundit si qëllim kishte pavarësimin e Evropës nga importet ruse dhe fillonte nga Azerbejxhani për të kaluar më pas në Turqi, Greqi, përmes Shqipërisë në Italinë e BE-së./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat