Mustafa: Atë që shumë shtete nuk e arritën me vite, e arriti Majlinda për Kosovën

Aktuale

Mustafa: Atë që shumë shtete nuk e arritën me vite, e arriti Majlinda për Kosovën

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 23:26
Majlinda Kelmendi

“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë."

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Kosovën dhe Majlinda Kelmendin për medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Brazil.

“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë.

Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim.

T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik.

Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!”, shkruan ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat