Gjatë grusht shtetit, Erdogan e kishte “mashtruar” vdekjen dy herë!

Aktuale

Gjatë grusht shtetit, Erdogan e kishte “mashtruar” vdekjen dy herë!

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 09:39
Ilustrim

Aeroplani F-16 në të cilin gjendeshin ata që deshën të bëjnë grusht-shtetin në Turqi dhe të cilët për objektiv kishin aeroplanin e Erdoganit, ishte detyruar ta ndryshonte rrugëtimin për shkak se i ishte harxhuar karburanti.

Kjo edhe i kishte shpëtuar jetën Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, thotë gazeta shtetërore turke “Yeni Safak”.

“Të paktën dy aeroplanë e ndoqën Erdoganin, ndërsa aeroplani i tij ishte në rrugë për në Stamboll”, kanë thënë zyrtarët të cilët e vlerësuan si një “mister” faktin se pse misioni i F-16 ishte suspenduar.

“Yeni Safak” shkruan se Erdogan atë natë kishte “mashtruar” vdekjen dy herë.

Kjo pasi që, përveç rrezikut nga aeroplani, ai ishte larguar nga hoteli në vendpushimin e Marmaris disa minuta para se komplotistët filluan sulmin në hotel.

Fluturimi Erdoganit ishte përgatitur në fshehtësi të rreptë, shkruajnë mediat turke.

Komplotistët thuhet të kenë vendosur bombën tek vendpushimi, kishte thënë më vonë Erdogan, e objektiv i sulmit ishte kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Përpjekja për puç kishte ndodhur në natën në mes të 15 dhe 16 korrikut. Pothuajse 300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur. E në ditët që pasuan janë arrestuar mijëra njerëz, për përfshirje në një komplot kundër regjimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat