Ahmeti thotë se Komisioni Shtetëror po mbron interesat e Malit të Zi

Aktuale

Ahmeti thotë se Komisioni Shtetëror po mbron interesat e Malit të Zi

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 12:29
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës më shumë po kërkon dëshmi nga ekspertët se kjo tokë i takon Kosovës, sesa që ka kërkuar dëshmi nga Mali i Zi se mbi 8200 hektarë i takojnë asaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se Komisioni Shtetëror për demarkacion po mbron interesat e Malit të Zi.

“Mali i Zi ka mjaftueshëm ekspertë e shtet me punu për interesat e tyre, s’kemi nevojë për dy palë në Kosovë, por për mbrojtjen e interesave tona”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka bërë thirrje për anulimin e marrëveshjes së demarkacionit dhe rinegociimi me një komision gjithëpërfshirës.

“Anulimi i këtij demarkacioni, rinegociimi me një komision gjithpërfshirës dhe raportim i shpeshtë dhe i drejtë për Kuvendin e Kosovës janë rruga përpara”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat